Fundamenti

Osmani: Kosova ka plotësuar dyfishin e kritereve për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim homologun e saj slloven Borut Pahor, ku pas takimit ajo tha se kanë diskutuar për temat që do të diskutohen në Samitin e udhëheqësve në Brdo – Brijuni, në Brdo, që do të mbahet pas disa ditëve.

Në konferencën për medie të mbajtur pas takimit, Osmani tha se gjatë këtij takimi me Pahor ka theksuar se Kosova ende ka nevojë për ndihmë në sigurim të vaksinave antiCOVID e po ashtu edhe për nevojën për liberalizim të vizave.

“E sigurova presidentin që Kosova e ka prioritet integrimin evropian. Reformat që duhet të ndërmerren nuk i shohim si të imponuara por për nevojën e qytetarëve tanë. E potencuam qartë që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave, tani i takon Bashkimit Evropian që ta mbajë premtimin. Jo që ka plotësuar kriteret, por dyfishin e tyre. Është një pritje e gjatë dhe i mbetet BE-së të mbajë premtimin. E njoftova presidentin për faktin që akoma kemi nevojë për mbështetje sa i përket vaksinave. Shpresoj që Sllovenia të ndihmojë Kosovën, sepse siç thotë edhe populli ynë ‘miku i mirë gjendet në ditë të vështira’”, tha ajo.

UBT

Pas më shumë se një orë takim me homologun slloven, Borut Pahor, presidentja Osmani ka thënë se pret nga Sllovenia që të vazhdojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe arsimit.

“Kufijtë tonë janë përcaktuar në vitin 2008. Kosova do të ulet në tavolinë për të trajtuar tema që janë të rëndësishme për vendin tonë”, tha ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.