UBT

Osmani: Kosova dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje demokratike edhe në kohë pandemie

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar gjatë procesit zgjedhor, përkundër faktit se u realizua në kohë pandemie.

Osmani ka pohuar se Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, transmeton Telegrafi.

“Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar, treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike. I uroj të gjithë qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar gjatë tërë këtij procesi, përkundër faktit se u realizua në kohë pandemie”, thuhet në mesazhin e Osmanit.

Ajo ka përgëzuar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve.

UBT

“Përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë për punën dhe angazhimin e madh me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. Falënderoj po ashtu përfaqësuesit e shoqërisë civile për angazhimin në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve si dhe mediat për raportimin nga këto dy komuna”, ka pohuar ajo.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka thënë në konferencë për media se Shpejtim Bulliqi (LVV), ka fituar 51.64 për qind, Nexhmi Rudari (LDK), 36.97 për qind dhe Naim Fetahu (PDK), 12.40 për qind. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.