Fundamenti

Osmani: Kosova beson në vlerat e OKB-së dhe vizionin e saj për zhvillim të qëndrueshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ndihmës sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëherësh ndihmës administratore e UNDP-së, Mirjana Spoljaric – Egger, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës që nga vitit 1999.

Sipas Presidentes Osmani, me këtë mbështetje UNDP-ja ka kontribuar në rritjen e perspektivës së zhvillimit në vend dhe në këtë kontekst ka përmendur se pandemia ka goditur shumë biznese të udhëhequra nga gratë.

“Ajo ka theksuar nevojën e përfshirjes më të madhe të grave në tregun e punës për të realizuar potencialin e plotë për zhvillim ekonomik të një vendi. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova beson në vlerat e OKB-së dhe vizionin e saj për zhvillim të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e bërë nga Presidenca.

ARKATANA

Më tej, në njoftim thuhet se në takim me Spoljaric- Egger, presidentja Osmani ka theksuar se për një zhvillim të qëndrueshëm, duhet të investohet në kapitalin njerëzor. Sipas saj, objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm përfaqësojnë një udhërrëfyes për një mirëqenie më të mirë.

“Të dy bashkëbisedueset kanë folur edhe për transformimin digjital, tranzicionin në energjinë e gjelbër dhe financimin inovativ. Ne këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi nevojën për financim të konsiderueshëm për të realizuar tranzicionin e drejtë energjetik në Kosovë, i cili ka në konsideratë shtimin e kapaciteteve prodhuese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe koston e përballueshme të energjisë për qytetarët”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.