United Hospital

Osmani, Konjufca e Kurti, kurrë se trajtuan brezin kufitar, Lenjani i ashpër nga heshtja e tyre

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Selver Lenjani thotë se shumë herë ju kemi shkruar letra dhe kërkesa presidentes së Kosovës znj, Vojsa Osmanit, kryeparlamentarit z. Glauk Konjufca, kryeministrit z. Kurtit gjithë mekanizmit vendor e ndërkombëtar, por asnjëri prej tyre nuk ka reaguar dhe nuk është marrë me brezin kufitar.

Lenjani tha se po hiqen flamujt në brezin kufitar, në rrugën e asfaltuar në Karaçevë, prej rrugës “Zenel Karaçeva” hiqet flamuri shtetëror i Kosovës me gjashtë yje, hiqet flamuri kombëtar me shqiponjë, në rrugën e asfaltuar prej kthesës Novoselës, e deri te tabela e Zenel Karaçeves.

“Ky problem i brezit kufitar është prej vitit 2001 vazhdimi është prezent në Karaçevë ku hyn forcat serbe kur të dojn natën e ditën krejt forcat paramilitare polici, ushtri, xhandarmeri, paramilitar serb” tha ai.

Fundamenti

Lenjani thotë se shumë herë ju kemi shkruar letra dhe kërkesa presidentes së Kosovës znj, Vojsa Osmanit, kryeparlamentarit z. Glauk Konjufca, kryeministrit z. Kurtit gjithë mekanizmit vendor e ndërkombëtar, por asnjëri prej tyre nuk ka reaguar dhe nuk është marrë me brezin kufitar.

“I kemi rrëfyer të gjitha peripecitë tona dhe të brezit kufitar. Kuptohet me letra nuk kemi mundësi ta mbrojmë Karaçevën, sepse duhet ndërhyrja e shtetit, por deri tashti askujt nuk i intereson. Përjashtim bëjnë KFOR-i, policia e Kosovës, pa prezencën e të cilëve jeta do të ishte e pa durueshme dhe e pasigurt në Karaçevë” tha Selver Lenjani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.