Fundamenti

Osmani kërkon mbështetjen e Turqisë në njohjen ndërkombëtare të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe për raportet bilaterale Kosovë-Turqi.

Sipas njoftimit të Presidencës, të dy palët kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral mes të dyja vendeve, si dhe për edicionin e sivjetmë të Forumit ndërkombëtar për gratë, paqen dhe sigurinë.

“Presidentja Osmani tha se Turqia mbetet një partnere e Kosovës dhe mbështetëse e vazhdueshme. Në këtë kontekst, Presidentja potencoi përkushtimin e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, duke theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohjes ndërkombëtare të saj, me ç’rast kërkoi mbështetjen e vazhduar të Turqisë”, thuhet në komunikatë.

FIDANISHTJA

Në takim me ambasadorin Angılı, Osmani ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe intensifikimit e bashkëpunimit ekonomik, si dhe atë në politikën e jashtme me Turqinë.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Angılı diskutuan edhe për çështje tjera të interesit të ndërsjellë./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.