Osmani: Kërkojmë përgjegjësi për krimet që po i kryen krimineli i luftës, diktatori Putin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu është bashkuar protestës solidarizuese me popullin e Ukrainës, i cili po përballet me agresionin nga Rusia, raporton Ekonomia Online.

Para gazetarëve, presidentja ka thënë se në këto momente iu janë bashkuar botës demokratike, jo vetëm për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën por edhe për të kërkuar përgjegjësi për krimet qe po i kryen, siç e ka quajtur ajo, krimineli i luftës diktatori Putin.

“Natyrisht që ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës në këto momente na rikthen kujtimet e plagëve të rënda që janë shkaktuar mbi secilin qytetar të Kosovës gjatë viteve të 90-ta nga regjimi gjenocidial i Serbisë. Prandaj edhe jemi bashkuar botës demokratike jo vetëm për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën por edhe për të kërkuar përgjegjësi për krimet qe po i kryen krimineli i luftës diktatori Putin”.

Osmani tha se beson që është e bindur që do të triumfoj liria dhe demokracia. E rëndësishme tha është se zëri i tyre po dëgjohet në çdo kënd të botës. Ndërkaq tha se ajo që po ndodh është si pasojë e ledhatimeve të diktatorëve.

“Institucionet tona kanë treguar gatishmëri që të gjitha ato kapacitete që i kemi dhe që kanë ndërtuar në ndërkohë për pritjen e refugjatëve nga Ukraina ti shfrytëzojmë… Kosova ka treguar gatishmëri që t’i jep mbështetje dhe mikpritje edhe gazetarëve nga Ukraina në mënyrë që ata jo vetëm të vendosen në Kosovë por edhe të vazhdojnë ta kryejnë punën e gazetarisë e raportimit këtu nga një vend u sigurte, pra nga republika e Kosovës”.“Është me rëndësi që zëri ynë të dëgjohet në çdo kënd të botës, se çfarë ndodh kur diktatorët ledhatohen dhe se sa e nevojshme është ndihma e aleatëve tanë perëndimorë dhe shteteve të tjera paqedashëse në raport me popullin e Ukrainës”.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS