Uji Dea

Osmani: Ia kemi borxh çdo familje që shtetin mos ta vjedhim

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga vendlindja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës po zotohet se njëjtë si ai, ajo i përkulet vetëm qytetarëve të Kosovës, e jo interesave dhe tendencave për pushtet.

Osmani në një takim me qytetarët e Istogut tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e cila ka dëgjuar gjithmonë zërin e qytetarëve.

Sipas saj, entuziazmi i qytetarëve në këtë sallë tregon më së miri, se kush do të jetë fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Qeveria e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të krijojë shpresë për këtë vend, dhe do të ndal zbrazjen e Kosovës nga njerëzit më të mirë tanë. Ne duhet të sigurohemi që edhe ata që nuk janë sot në këtë sallë, edhe ata që nuk janë në oborrin e kësaj salle, t’iu trokasim të gjithëve që të kërkojmë të rindërtojnë besimin ndaj shtetit tonë. Të kërkojmë nga ta rizgjojnë idealin brenda vetës, ideal që e ka pasur secili prej jush në vitet e 90-ta”, tha ajo.

Osmani tha se ua kanë borxh çdo familjeje kosovare, që shteti të mos vidhet, keqpërdoret, të mbrohet me nder, dhe kuleta e shtetit të mos shihet si personale.

Eco Higjiena

Në vendlindjen e Ibrahim Rugovës, Osmani nuk la pa përmendur ish-presidentin e vendit. Sipas saj, ai me këmbëngulësi krijoi miqësi me partnerët ndërkombëtarë, madje ajo krahasoi vetën me të, duke thënë se ajo përkulet vetëm ndaj qytetarëve të vendit.

“Çka na duhet është një Qeveri, që kur del jashtë vendit nuk ka nevojë me u mbrojt për skandalet që janë bërë, nuk ka nevojë me u mbrojt nga miqtë tanë për krimet që janë bërë, për korrupsionin që është bërë. Por del ballahapur para botës dhe flet për rininë tonë të mrekullueshme… Raportimi im më ju kurrë nuk ka qenë i një politikane me qytetarë, dhe për të gjithë ata që bën ç’mos për të ardhur tek pushteti, e tërhiqen nga çdo pozicion, nga çdo parim veç me ardhur tek karriga, që përkulen ndaj kujtdo qoftë, veç me fituar pushtetin. Unë ju them sot nga Istogu, unë i përkulem vetëm qytetarit”, tha Osmani.

Osmani përkrahje morri edhe nga kryetari i komunës, Haki Rugova, ky i fundit tha se me Vjosa Osmanin kryeministre, vendi do të kthehet për së mbari.

“Do të jetë fituese, dhe do të jetë fituese bindshëm. Istogu është bastioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është vendlindja e presidentit Rugova. Me Vjosën në krye do të jetë bastion, me Vjosën kryeministre do të kthehet vendi për së mbari”, tha Rugova./kp/Telegrafi/