Hidromorava

Osmani i kënaqur me vizitën studimore në Turqi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve në Gjilan tha për rajonipress se vizita e tij dhe e delegacioneve nga Novobërda, Suhareka, Skenderaj, Vushtrria dhe ata nga Ministria për Tregti dhe Industri ishte e një rëndësie të veçantë sepse janë krijuar rrugë të reja të bashkëpunimit e partneritetit me kompanitë më me ndikim në Turqi.

Fadil Osmani është kthyer i kënaqur nga vizita e tij studimore në Bursa, Ankara dhe Stamboll. Osmani si përfaqësues i Komunës së Gjilanit ishte pjesë e delegacionit edhe nga komunat tjera të Kosovës së bashku me MTI derisa organizata IOM dhe UNDP ishte organizatore dhe financuese e kësaj vizite.

Osmani tha për rajonipress se përvoja e kompanive turke është shumë e nevojshme për bizneset tona në Gjilan. “Kemi krijuar lidhje të mira partneriteti në fushën e biznesit dhe jam i sigurt se kompanitë e kontaktuara do të vijnë së shpejti në Gjilan e Kosovë. Turqia llogaritet si vendi më mik i Kosovës dhe i popullit shqiptarë. Unë jam ndier i fascionuar kur në Bursa kam takuar pronarin e një kompanie më me renome i cili ishte shqiptarë” tha Osmani.

UBT

Osmani tha se u ka bërë thirrje të gjitha këtyre kompanive që të vijnë në Kosovë dhe të investojnë.”Jam i sigurt se kompanitë që drejtohen nga shqiptarët do të gjejnë kohën dhe mundësinë që të investojnë në Gjilan dhe unë pres që ky akt të ndodhë shumë shpejt” tha Osmani.

Ndryshe, Osmani tha se delegacioni kosovarë në Stamboll ka vizituar qendrën më të madhe TOSB ndërsa në Bursa ka vizituar Kompaninë “Ermetal” me 1600 punëtorë biznes ky që drejtohet nga Fahretin Gulener me prejardhje nga Gjilani, kompani ndër më të fuqishmet në Bursa, i cili po ashtu ka edhe qendrën më të madhe të arsimit profesional që në vit certifikon 6000 nxënës dhe studentë për nevoja të ekonomisë së Turqisë.

Kompania “Ermetal” sipas Fadil Osmanit dëshiron që përvojën e vet ta sjell në Gjilan nga se emocionalisht është i lidhur me Kosovën .”Ne po promovojmë zonën ekonomike Gjilan – Novobërdë dhe po krijojmë mundësi që një pjesë e këtyre emocioneve të përvojës dhe investimeve të barten tek ne” tha Fadil Osmani./rajonipress/