UBT

Osmani: FSK po shndërrohet në ushtri moderne, sinonim i shtetësisë dhe paprekshmërisë së territorit

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë marrë pjesë sot në përmbyllje të ushtrimit “Defender Europe 21”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se sot po e sheh të jetësuar ëndrrën e secilit ushtarak, të secilit qytetar që kanë pritur me dekada të tëra që të shohin demonstrime ushtarake përkrah aleatëve strategjik, e veçanërisht duke demonstruar profesionalizëm me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“E themi kumbueshëm sot se përtej lumturisë që ne a sjell demonstrimi i përbashkët ushtarak, gatishmëria për ta thelluar partneritetin strategjik me aleatët tanë perëndimor është e paluhatshme… 22 vjet më parë gra e burra, të udhëhequr nga ideali i lirisë u rreshtuan nën emblemën e UÇK-së, dëshmuan këmbënguljen për ta fituar lirinë, patën guximin dhe vendosmërinë për të qëndruar fortë në kauzën e lirisë. Mbi të gjitha patën fatin të vepronin nën flamurin e një aleance të fuqishme me perëndimin të krijuar ndër vite me urti e durim”, u shpreh presidentja, raporton Telegrafi.

Ajo tha se “qytetarët e Kosovës e kanë ditur se duke mbrojtur shtëpitë tona, duke luftuar për lirinë tonë ne i kemi mbrojtur vlerat universale të lirisë”.

“Si vend e si komb, kemi pasur qëllim të vetëm mbrojtjen e atdheut tonë, e të lirisë sonë… ushtria jonë është rritur dhe krijuar mbi këtë vizion për ushtri moderne.

Eco Higjiena

Jam e lumtur të shoh se si FSK po shndërrohet në ushtri moderne e partner i besueshëm i aleatëve tanë”, tha Osmani.

Presidentja e vendit më tej shtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë sonë, mbrojtjes së sovranitetit dhe i paprekshmërisë së territorit, burim nga rrjedh fuqia jonë kohezive për të qëndruar fort përkrah popujve liridashës, në partneritet të ngushtë me SHBA-të dhe shtetet tjera perëndimore.

Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës me 330 ushtarë ishte pjesë e stërvitjes “Defender-Europe 21”, ushtrimet e së cilës në Kosovë janë zhvilluar nga 17 maji dhe arena e trajnimeve ishte në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.

Kosova ishte një prej 16 vendeve pritëse të “Defender Europe 21”, që është një stërvitje e përbashkët mbrojtëse shumëkombëshe e drejtuar nga ushtria amerikane.

Në “Defender-Europe 21”, kanë marr pjesë 27 shtete me mbi 28 mijë ushtarë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.