Uji Dea

Osmani flet për të pagjeturit: Vuçiq ende fle mbi varreza masive, Serbia duhet të hap arkivat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia ende vazhdon të bëjë shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Osmani shtoi se Serbia madje vazhdon ta ripërsërisë krimin e saj duke e fshehur vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

“I bëjë thirrje gjithë komunitetit ndërkombëtar, aleatëve dhe miqëve të Kosovës që të mendojnë pak për familjarët e atyre fëmijëve të zhdukur që ende janë në varreza masive në të cilat po flenë Serbia edhe 25 vite pas lufte”, tha Osmani.

Uji Dea

Presidentja kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të mendoj për nënat që ende shkojnë te varri i zbrazët, e për fëmijët që ende nuk e din se ku i kanë prindërit e tyre.

“Të mendojnë për faktin që edhe 25 vite pas lufte në krye të Serbisë janë po ata që shkaktuan zhdukjen me dhunë të më të dashurve tanë. Shpresojmë që dialogu në Bruksel nuk do të jetë më proces që Kosovës do ti bëhet trysni, popullit të Kosovës do ti bëhet padrejtësi ndërkaq fytyra e Vuçiqit, një njeriu që ende fle mbi varreza masive do të vazhdoj të shpërlahet padrejtësisht”, tha Osmani.

Presidentja këto komente i bëri pas homazheve tek Memoriali për të Pagjeturit, që bëri së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.