RCCOLA

Osmani falënderon të gjithë politikanët perëndimorë që i dërguan letër qeverive të tyre për ndryshimin e qasjes në dialogun Kosovë-Serbi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar të gjithë nënshkruesit e letrës dërguar drejt ShBA-së, BE-së ku kërkohet ndryshim i qasjes në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Por Osmani e ka falënderuar veçanërisht deputeten britanike, Alice Kearns, për përpjekjet e saj për siç thotë Osmani të palodhshme.

Uji Dea

“Faleminderit Alice Kearns për përpjekjet tuaja të palodhshme në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë. Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës. Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë”, ka shkruar Osmani në Twitter. /Gazeta Express/