KKGJILAN

Osmani: Edhe sot Serbia vazhdon të fle mbi varreza masive

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës në Kosovë ka thënë se Serbia vazhdon të bëjë krim të dyfishta, “njëherë e kreu krimin dhe pastaj bëri çmos që ta fshehë atë duke i fshehur gjurmët e krimit edhe 25 vite pas”, raporton Ekonomia Online.

Në një deklaratë për media, Osmani tha se sot shënohet një nga ditët më të dhimbshme në historinë e Kosovës.“Sot është një nder ditët më të dhimbshme në historinë e Kosovës, sepse përveç që shënojmë 25 vjetorin e masakrës më të madhe të kryer kundër shqiptarëve në Kosovë në luftën e fundit, pra masakrën e Mejes, po ashtu edhe i bashkohemi dhimbjes së gjithë familjarëve të të zhdukurve me dhunë të cilët edhe 25 vitet pas akoma e kanë dhimbjen dhe mungesën e pa përshkueshme me fjalë”, tha Osmani.

Uji Dea

“Është një dhimbje që ta shpon shpirtin sepse për dallim nga shumë tjerë që kanë humbur më të dashurit, familjet e të zhdukurve akoma nuk kanë ku ta vendosin një lule për t’i përkujtuar familjarët e tyre. Siç po e shohim edhe nga shoqata e familjareve të të zhdukurve me dhunë, që janë sot me ne një numër i madh i tyre janë fëmijë të vegjël. Edhe sot Serbia vazhdon të fle mbi varreza masive edhe sot Serbia vazhdon të bëjë krim të dyfishtë sepse njëherë e kreu krimin dhe pastaj bëri çmos që ta fshehë atë duke i fshehur gjurmët e krimit edhe 25 vite pas përkundër faktit që kryetari i komisionit qeveritar Andin Hoti disa herë i ka drejtuar letra Serbisë, duke kërkuar që në përputhje me marrëveshjen në Bruksel të hapën arkivat për të dhënat e brigadave edhe policore edhe ushtarake për të cilat ka dëshmi të qarta se kanë marrë pjesë në masakra por po ashtu edhe në operacionin e pasluftës për fshehjen e trupave Serbia akoma nuk bëhet e gjallë në përgjigjen ndaj këtyre kërkesave dhe akoma vazhdon që ta shkelë këtë marrëveshje kaq të rëndësishme të arritur në Bruksel”, shtoi presidentja.

“Si institucione të Republikës do vazhdojmë të jemi pranë familjes që ta ndajmë dhimbjen sepse të gjithë 1 mijë e 600 të zhdukur janë familjarë të të gjithë Kosovës janë më të dashurit të të gjithë Kosovës por plaga jonë plaga e Kosovës do të mbetet e hapur përderisa nuk kthehen që të gjithë dhe liria do jetë kuptim plotë vetëm atëherë kur na kthehen të gjithë të dashurit tanë”, tha Osmani.