Fundamenti

Osmani e Kurti pranë varrit të ish-presidentit Rugova: Ai bashkoi shqiptarët kundër okupatorit serb

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në 16-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit, raporton Ekonomia Online. Presidentja e vendit, tha se tha se veprimtaria e Rugovës ka qenë e vështirë, kur Kosova ishte nën okupim.

E para e vendit tha se Rugova është arkitekti dhe ideatori i pavarësisë që sot e gëzojmë.Osmani tha se kujtimi për të do të jetojë në mendjet dhe zemrat e qytetarëve të Kosovës përjetësisht.“Sot është 16 vjetori i shkuarjesh në amshim të arkitektit dhe ideatorit të pavarësisë së Kosovës, i cili bëri shumëçka për shtetin tonë saqë është shndërruar në fytyrën e këtij shteti. Ai veproi dhe punoi në një kohë shumë të vështirë për popullin e Kosovë, por në të njëjtën kohë arriti të bëjë bashkë popullin e Kosovës. Ne sot e gëzojmë shtetin tonë por edhe miqësitë që me shumë mund e përkushtim i ndërtoi presidenti Rugova”, tha presidentja Osmani.

ARKATANA

E shefi i Qeverisë, Albin Kurti, ka thënë se ish-presidenti Rugova ishte intelektual i angazhuar, njeri paqësor dhe i qetë, racional e humanist që dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër okupatorit serb dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, shkruan Reporteri.net.“Presidenti Rugova është presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur me votë popullore dhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar. Doktor Rugova edhe para se të ishte president, ishte intelektual i angazhuar, njeri paqësor dhe i qetë, racional e humanist.

Ai dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër okupatorit serb dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Bashkë me presidenten sot në nderim të Rugovës te varri i tij vendosëm një kurorë me lule të freskëta”, u shpreh Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.