Uji Dea

Osmani e Kurti kujtojnë betejën e Çabratit

/ 1 minutë lexim

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë përkujtuar sot 24-vjetorin e betejës së Çabratit.

Eco Higjiena

Osmani ka potencuar se dëshmorët e UÇK-së janë vula e përjetësisë së shtetit dhe “do ti kujtojmë përherë me respekt”.26 luftëtarë të Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 24-vjet më parë ranë heroikisht në Betejën e Çabratit, në përpjekjen e tyre për tu dalë në ndihmë bashkëqytetarëve të tyre, të cilët tri ditë rresht iu nënshtruan veprimeve kriminale të regjimit gjenocidal të Serbisë. Afro 100 banorë civilë u vranë në mënyrë mizore nga makineria gjenocidale serbe, mbi 300 u rrëmbyen me dhunë, teksa lufta për mbrojtjen e pragut të shtëpisë kishte marrë hov gjithandej, afro një muaj përpara se Kosova të bëhej e lirë. Dëshmorët e UÇK-së janë vula e përjetësisë së shtetit tonë dhe do t`i kujtojmë përherë me respekt!”, është bërë e ditur në deklaratën e Osmanit.Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se kujtojmë çdo ditë sakrificat e mëdha që janë bërë për çlirimin e vendit.