Fundamenti

Osmani e gatshme ta udhëheqë LDK-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se është e gatshme të drejtojë partinë, nëse delegatët ia besojnë këtë pozitë.Ajo në një prononcim për emisionin “Info- Box” të Radio Dukagjinit, ka thënë se puna e parë që do të bëjë nëse merr drejtimin e partisë, është rishikimi i marrëveshjes me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Secili anëtar i LDK-së i cili e injoron kërkesën e delegatëve, i cili e injoron kërkesën e elektoratit, besoj që nuk ia don të mirën partisë. Kështu që natyrisht unë do të pranoj çdo përgjegjësi të cilën ma kërkojnë anëtarësia e LDK-së”, ka thënë Osmani.

Uji Dea

Ajo ka folur edhe për Presidentin e ri të vendit, duke thënë se kjo pozitë do të duhej t’i takonte, në të ardhmen, një personaliteti i cili është koncensual, dhe i cili e nderon Kosovën përfaqëson interesim më të mirë të saj. Mirëpo nuk ka harruar që t’i dërgoj edhe një porosi kreut të PDK-së, Hashim Thaçi.
“Më e mira do të ishte që ai të mos konkurronte fare, pasi ka disponim mes deputetëve që Thaçi të mos votohet për president”, ka shtuar Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.