Hidromorava

Osmani: Dialogun e udhëheq Qeveria, Presidenti dekreton marrëveshjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se dialogun me Serbinë do ta drejtojë Qeveria e ardhshme e Kosovës.

Ajo ka thënë se Presidenti i Kosovës vetëm do ta dekretojë marrëveshjen e arritur me Serbinë.

Kështu ka thënë ajo në debatin “Fol hapur”, me temën “Shteti funksional sipas Vjosa Osmanit”, njofton Klan Kosova.

“Sa i përket dialogut me Serbinë – do të udhëhiqet nga Qeveria, por jo vetëm nga unë. Në fushën e negociatave kam përvojë më shumë se secili kandidat për Kryeministër. Të tjerët e kanë shikuar nga televizori; ndërsa unë kam qenë e përfshirë drejtpërdrejti”.

“Të tjerët kanë bërë gjithçka duke e vendosur lëkurën e tyre personale para interesit shtetëror. Kurse disa të tjerë kanë ikur nga përgjegjësia e dialogut duke e lënë atë në duar të personave të papërgjegjshëm”.

Fundamenti

“Nuk mund të hysh në dialog duke thënë se unë nuk e bëj këtë apo atë, por duhet të ketë ide konkrete se si duhet të arrihet deri te normalizimi”.

“Unë kam qenë kundër fokusimit të tërë energjisë në dialog. Serbia nuk ka na ndaluar që të krijojmë vende të reja pune. Dialogu është përdorur si strehë për gabimet dhe dështimet e Qeverisë”.

“Normalizimi është çështje me rëndësi, por nuk është ekzistenciale sepse kur Kosova e ka shpallur Pavarësinë, nuk e ka shpallur duke menduar që nuk do të mund të ekzistojë pa njohjen e Serbisë. Arsyeja pse jemi në dialog është par shkak se besojmë në fqinjësi të mirë”.

“Presidenti ka një rol komplet tjetër. Pasi që ta ratifikojmë marrëveshjen ne Kuvend, Presidenti e ka një detyrë ceremoniale ta nënshkruajë marrëveshjen që kemi arritur ne”.