ARKATANA

Osmani: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të rezultojë me marrëveshje të detyrueshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me nënsekretarin e Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Ministrinë e Jashtme të Finlandës, Kai Sauer.

Sipas një njoftimi për media Osmani e ka falenderuar Sauer për kujdesin e vazhdueshëm të tij, të qeverisë së tij dhe të popullit finlandez për afirmimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ajo e njohu diplomatin finlandez me rolin e institucioneve të reja të Kosovës në promovimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës, si dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe i tërë rajoni, sidomos gjatë pandemisë Covid-19.

Eco Higjiena

Sa i përket integrimit të vendit në BE, Presidentja Osmani e përsëriti edhe një herë qëndrimin e Kosovës se integrimet euroatlantike janë përcaktim yni strategjik dhe ritheksoi gatishmërinë e Kosovës që të lëvizë sa më shpejt që të jetë e mundur drejt këtij synimi.

“Bashkimi Europian është zgjedhja jonë, por edhe përkatësia jonë”, tha ajo. “Kushtet e vëna për integrim në BE ne i trajtojmë para së gjithash si synime të cilat duam t’i përmbushim për mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha ajo.Presidentja Osmani e njohu diplomatin finlandez edhe me përgatitjet dhe qasjen e institucioneve të vendit për dialog me Serbinë. Ajo theksoi se është shumë e rëndësishme që Serbia të tregojë gatishmëri për dialog dhe që t’i jepet prioritet çështjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

“Dialogu duhet të rezultojë me marrëveshje të detyrueshme, e cila e siguron njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe i hapë perspektivë rajonit për integrim në BE”, tha znj. Osmani.Nënsekretari i Shtetit, z. Kai Sauer, ndërkaq, e ka uraur Osmanin për zgjedhjen në postin e presidentes së vendit dhe e siguroi atë se shteti i Finlandës do ta vazhdojë, sikur edhe deri më tash, ta përkrahë shtetin e Kosovës në aspiratën e popullit të tij për integrim në BE.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.