United Hospital

Osmani: Dialogu duhet të udhëhiqet nga qeveria

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani mbrëmë ka folur për heqjen e reciprocitetit nga Qeveria Hoti, për çka kryeministri Avdullah Hoti kishte thënë se është pengesa e fundit për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se dëshiron dialog të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi dialog në Shtëpinë e Bardhë me përfaqësuesin Richard Grenell.

Mobi Casa

Sipas saj, është e dëmshme për Kosovën të ketë dy palë negociatash ku në njërën përfaqësohet nga presidenti e tjetrën nga kryeministri.

“Duhet të jetë një proces dhe në përputhje me Kushtetutën. Dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria. E kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që qartëson një gjë të tillë. Presidenti nuk mund ta udhëheq dialogun. Nëse kryeministri e lejon një gjë të tillë do të bënte gabim në dëm të vendit dhe dialogut. Sa i përket asaj se kur mund të pritet një rezultat është vështirë të thuhet sepse ka konfuzion total mes institucioneve sepse dikush shkon në Washington e dikush në Bruksel. Presidenti e kryeministri duhet të sqarojnë se si i kanë ndarë detyrat. A janë temat e ndara, a çështjet, sepse kompetencat i ka qeveria. Edhe në Washington edhe Bruksel, Kosova duhet të përfaqësohet nga qeveria”, tha Osmani./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.