Eko Higjiena

Osmani dhe Kurti pas homazheve te varri i Rugovës: Kujtojmë personalitetet kombëtare historike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, raporton Ekonomia Online.

Pas homazheve, Osmani uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë të madhe.

“Filluam ceremoninë me ngritjen e flamurit shtetëror nga Ushtria jonë dhe tani po vazhdojmë me homazhe tek njerëzit që kanë dhënë gjithçka që ne sot ta gëzojmë lirinë e Pavarësinë. E nderuam njeriun që sublimoi dhe unifikoi kërkesat e qytetarëve për liri dhe Pavarësi për njeriun që i hapi dyert e botës në mënyrë që zëri ynë të dëgjohet kudo”.

United Hospital

Ndërkaq Kurti, kujtoi dëshmorët dhe martirët, falë të cilëve tha se e gëzojmë lirinë.

Kurti tha se kanë vendosur lule të freskëta te varri i presidentit të parë të Kosovës duke thënë se kujtojnë personalitetet kombëtare historike në këtë ditë.“Sot kujtojmë personalitetet kombëtare historike që kontribuuan në faza e mënyra të ndryshme andaj vendosëm lule të freskëta te presidenti i parë doktor Ibrahim Rugova që ishte edhe presidenti i parë në Kosovën e çliruar për të vazhduar në aktivitete të tjera.

I falënderojmë qytetarët që kanë kontribuar për këtë ditët dhe kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe martirët ata të cilët nuk janë më e falë të cilëve e kemi lirinë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.