Hidromorava

Osmani: Dëshirat e popullit të Kosovës do t’i përmbushim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, falënderoi të gjithë brezat që kanë shërbyer për Kosovën ndër vite, raporton “Zëri.info.

Osmani theksoi se institucionet e tanishme të vendit do të mundohen që qytetarëve të Kosovës t’ua realizojnë ëndrrat për zhvillim ekonomik e qeverisje efektive.

Hidromorava

“Para vitit 1999 ëndërronim një Kosovë të lirë, sot ëndrrat e qytetarëve janë të lidhura për zhvillim ekonomik, social e kulturor për qeverisje efektive e transparente. Së bashku me institucionet e vendit këto dëshira do t’i përmbushim duke siguruar arsimim cilësor e krijimin të mundësive pë zhvillim. Sot Kosova është e vendosur më shumë se kurdo herë më parë që të integrohet në bashkësinë e popujve të qytetëruar evropianë. Ne do ta thellojmë përpjekjen për shtet ndërtim e demokratizim të brendshëm”, ka deklaruar Osmani.

Ndër të tjera, sot në shënjimin e 12 vjetorit të Pavarësisë, Osmani kujtoi, të gjithë ata që janë sakrifikuar për shtetin e Kosovës, madje shprehu mirënjohje edhe për artistët, sportistët e politikanët e shumtë që siç tha ajo vazhdimisht po e nderojnë shtetin e Kosovës. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.