Mobi Casa

Osmani denoncon spastrimin etnik të shqiptarëve të Luginës nga shteti serb

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shteti serb po mundohet të bëjë spastrim të heshtur etnik në Luginë të Preshevës.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se çështja e shqiptarëve të Luginës duhet të adresohet gjithandej si shkelje e të drejtave të njeriut.

“Adresimi i çështjes së lirive dhe të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të bëhet në të gjitha instancat, brenda dhe jashtë vendit. Ky nuk është thjeshtë një problem i izoluar: veprimet e shtetit serb karshi shqiptarëve të Luginës, ngërthejnë në vete shkelje fundamentale të të drejtave të njeriut. Një shtet që aktivisht angazhohet në spastrim etnik, edhe pse me metoda të ‘sofistikuara’ siç është pasivizimi i adresave, nuk e meriton anëtarësimin në BE”, ka shkruar Osmani, transmeton Zëri.info

FIDANISHTJA

Ajo gjithashtu ka thënë se Medvegja është vënë në shënjestër të politikës serbe për të larguar secilin që flet shqip nga aty dhe, përveç kësaj, gjatë katër viteve të fundit, autoritetet serbe kanë fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civil në këtë komunë.

“Megjithatë, përgjatë viteve të fundit, Medvegja është vënë në shënjestër të politikës serbe, duke tentuar largimin përfundimtar të çdokujt që flet shqip në ato anë. Gjatë vetëm katër viteve të fundit autoritetet serbe kanë fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civil në komunën e Medvegjës”, ka shkruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.