UBT

Osmani del kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë, përkrah qëndrimin e eurodeputetes gjermane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti tashmë ka dalë haptaz eurodeputetja gjermane, njëherit raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Madje në një postim të mëhershëm në Twitter, Von Crammon ka thënë se do të ishte katastrofike nëse rrëzohet qeveria, dhe jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin, shkruan lajmi.net.

“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katstrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”, ka shkruar ajo.

E duke i konfirmuar kështu mospajtimet për rrëzimin e qeverisë, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e ka përkrahur këtë qëndrim të deputetes gjermane.

Madje ajo në Tëitter edhe e ka pëlqyer këtë postim, teksa gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se ajo nuk e kishte përkrahur në Kryesi vendimin për ngritjen e mocionit për rrëzimin e qeverisë.

UBT

Përveç Osmanit, edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka dalë haptaz ndaj qëndrimit të LDK-së për mocion.

Në lidhje me këtë veprim të Vjosa Osmanit ka folur sot edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Ai ka thënë se të dalësh kundër qëndrimeve të kryesisë, nuk është në rregull, duke aluduar kështu në pozicionimin e Vjosa Osmanit.

LDK tashmë veç ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin teksa është konfirmuar se tashmë ka siguruar edhe votat e AAK-së për rrëzimin e qeverisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.