Osmani: Çdo veprim diplomatik do të koordinojmë me SHBA-në, atje është Jerusalemi ynë

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me lokacionin e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Izraelin që njohu Kosovën nga marrëveshja e Washingtonit, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Osmani në RTV 21 ka thënë se Qeveria Kurti do të koordinohet për çdo veprim me Administratën Biden.

Madje Osmani tha për SHBA-në se atje është Jerusalemi i Kosovës.

“Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA-në dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, është shprehur Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi pasi Glauk Konjufca i VV-së tha se nëse kërkohet ose vendoset kusht nga BE për integrim çështja e ambasadës, do të rishqyrtohet vendosja e saj në Jerusalem të Izraelit.

Deklarata e tij nxiti reagime edhe nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ku tha se nuk do të dëshironte ta shihte Kosovën në listën e atyre shteteve që i thejnë premtimet e tyre.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS