Eko Higjiena

Osmani: Binomi Rugova-Jashari ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjatë një vizite në Kompleksin Memorial në Prekaz, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se binomi Presidenti Ibrahim Rugova – Komandanti Adem Jashari, ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës.

“Nderimi ynë për familjen Jashari, për komandantin legjendar Adem Jashari, i cili si një binom bashkë me Presidentin Rugova, ndërtuan themelet e shtetit të Kosovës, është i përhershëm dhe shërben si një udhërrëfyes, për çdo hap që ne e qesim në çdo procesin të shtetndërtimit dhe në të gjitha sfidat që na dalin përpara, në fuqizimin e shtetit tonë dhe në zhvillimin e tij”, tha Osmani, thuhet në njoftimin për media.

E shoqëruar nga zyrtarë të lartë të partisë dhe përfaqësues të Degës së LDK-së në Skenderaj, Osmani tha se ka ardhur për të nderuar sakrificën më sublime të luftës së fundit në Kosovë, atë të familjes Jashari dhe për tu përkulur sot e çdo ditë, para kësaj sakrifice, e cila i tregoi botës mbarë, që lufta e popullit të Kosovës për liri, ishte luftë e drejtë dhe për këtë arsye u përkrah nga e gjithë bota demokratike. /Telegrafi/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.