Fundamenti

Osmani: Bashkëpunimi me SHBA-të, i domosdoshëm që kufiri ynë të jetë i sigurt

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me emisarin amerikan Gabriel Escobar, ka deklaruar se bashkëpunimi me aleatët, konkretisht me SHBA-të, duhet të jetë bosht i veprime që merr Kosova.

“Sapo përfunduam një takim përmbajtjesor me emisarin e SHBA-së, diskutuam për zhvillimet e fundit si dhe për proceset e rëndësishme që po kalon Kosova. SHBA-ja përgjatë çdo sfide kanë qëndruar përkrah Kosovës. Bashkëpunimi me aleatët, veçanërisht me SHBA-në, duhet të jetë bosht i veprimeve tona”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka theksuar se grupi paramilitar serb që mori pjesë në sulmin në Banjskë më 24 shtator duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë.

“Duhet të ketë përgjegjësi për këtë akt agresioni dhe sulm terrorist. Serbia duhet ti ekstradojë të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë sulm. Ne do të vazhdojmë ti zbatojmë standardet më të larta për një gjykim të drejtë dhe do të vazhdojmë të punojmë krah përkrah me aleatët e në veçanti me SHBA-të që kufiri ynë të jetë i sigurt dhe të parandalojmë sulme të tilla në të ardhmen”, u shpreh Osmani.

Mobi Casa

Sa i përket dialogut, Osmani shtoi se suksesi i këtij procesi varet nga qasja parimore dhe e barabartë e BE –së ndaj palëve.

“Është kurciale të ketë zbatim të plotë të marrëveshjeve të dakoruduara vitin e kaluar veçanërisht ajo e Ohrit. Angazhimi i SHBA-së në këtë drejtim mbetet kyç për një përmbyllje të suksesshme të dialogut që do të çojë në njohje të ndërsjellë, siç edhe është thënë në letrën e presidentit Biden”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja shtoi se në bashkëpunim me aleatët, edhe çështja e dinarit do të rregullohet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.