United Hospital

Osmani: Ata që kanë krijuar dhe mbështetur ‘sistemin e prishur’, nuk mund ta rregullojnë atë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se është tërhequr nga monitorimi në zgjedhjet e anëtarëve në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe kryeprokurororët, për shkak se këto procese janë “prishur rrënjësisht”.

Për këtë ka reaguar kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Përmes llogarisë në Twitter, ajo ka thënë se ata që e kanë krijuar dhe mbështetur sistemin e prishur, nuk mund ta rregullojnë atë.

Mobi Casa

“Ata që kanë krijuar, ndihmuar dhe mbështetur sistemin ‘thelbësisht të prishur ‘, nuk mund ta rregullojnë atë. Ata e përdorin atë për të mbrojtur veten”, ka shkruar Osmani.

Ndërkaq, sipas ambasadës, prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo përkatësisë politike ose lidhjeve, pasi thotë se atyre u mungon transparenca dhe i nënshtrohen konflikteve të interesit

“Meqenëse përfshirja e mëtejshme e Ambasadës mund të interpretohet keq si miratim i këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo përkatësisë politike ose lidhjeve”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.