Fundamenti

Osmani: Asnjëherë s’do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe e nominuara për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit nga kjo parti, Vjosa Osmani, thotë se në Republikën e Kosovës në asnjë formë nuk do të mund të krijohet një Asociacion i Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive.

Këto deklarime, Osmani i ka bërë në një intervistë për EWB, në të cilën ka rikujtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, e cila ka gjetur një seri shkeljes në marrëveshjen që është nënshkruar sa i përket Asociacionit.

“Marrëveshja në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe është shfuqizuar nga Gjykata jonë Kushtetuese në vitin 2015. Ne nuk mund të shkojmë përtej asaj që ka konstatuar Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Nëse ekziston një institucion për të cilin kemi krijuar traditën e respektimit të vendimeve në Kosovë, atëherë kjo është Gjykata Kushtetuese. Ne nuk do ta prishim këtë traditë për Serbinë. Një gjë e tillë mendoj se do të dëmtonte themelet e shtetit”, ka thënë Osmani, transmeton Gazeta Express.

Mobi Casa

Osmani ka thënë se nuk mund të ketë asnjëherë Asociacion me kompetenca ekzekutive, pasi që sipas saj përmes një instrumenti të tillë do të synohet të shndërrohet Kosova në një Bosnje të dytë.

“Gjykata (Kushtetuese) ka konstatuar gjithashtu se Asociacioni i Komunave Serbe mund të implementohet pa asnjë kompetencë ekzekutive në pajtim me Kushtetutën. Po, mund të ketë Asociacion pa kompetenca ekzekutive. Përpjekja është që Kosova të shndërrohet në një shtet jofunksional nga brenda, dhe një gjë e tillë kthen konfliktin e ngrirë në të ardhmen. Kjo është, mendoj, ekstremisht politikë e rrezikshme që duhet absolutisht ta luftojmë”, ka potencuar nënkryetarja e LDK-së. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.