ARKATANA

Osmani: Asnjë politikan nuk mund të nënshkruajë marrëveshje për ndarje të territoreve

/ 2 minuta lexim
HW

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në debatin parlamentar për dialogun me Serbinë, ka thënë se nuk ka sot politikan në Kosovë që mund të nënshkruajë marrëveshje për territorin apo çështjen që e vë në rrezik funksionalitetin e brendshëm të Kosovës si shtet, pasi për këtë mund të flas vetëm populli nëpërmjet referendumit.

Osmani tha se po qytetarët po përfaqësohen nga dikush që dhunshëm bën kompromise në emër të Kosovës, pa u mandatuar nga Kosova.

Sipas saj, Kosovës nuk i duhet njerëz që mbi tavolinë negociojnë fatin e Kosovës dhe nën tavolinë fatin e vet politik.

Eco Higjiena

“Meqë çështjet që sot janë në tavolinën e negociatave, nuk prekin çështje teknike, meqë ato prekin vet përkufizimin e shtetit të Kosovës, karakterin e përcaktuar në deklaratën e pavarësisë ku është shprehur vullneti i popullit, nuk ka sot politikan në Kosovë, brenda kësaj salle apo jashtë saj që mund të nënshkruaj marrëveshje për territorin apo çështjen që e vë në rrezik funksionalitetin e brendshëm të Kosovës si shtet, për çështje të tilla duhet të flas populli, pra të vendoset me referendum, prandaj nëse dikush po punon për ide të tilla të çmendura, le ta dijë që atë copë marrëveshje që e nënshkruan, mund ta paloj, ta fus në gjep dhe ta dërgoj në shtëpinë e vet si suvenirë“, tha ajo.

Sipas saj, vijat e kuqe tashmë ekzistojnë, mjafton të lexohet Kushtetuta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.