Fundamenti

Osmani: Askush nuk mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra

/ 2 minuta lexim
HW

Sot, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të shumtë në lagjen Hajvali të Prishtinës, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, u shpreh se e gjithë Kosova, nga pleqtë e deri tek më të vegjlit, i kanë kthyer sytë nga LDK-ja, jo për shkak të frikës, por për shkak të besimit.

Sipas një njoftimi, ajo theksoi se raporti i saj me qytetarët e Kosovës nuk është raport i politikanit me qytetarin vartës, por i qytetarit me qytetarin, duke iu bërë thirrje që t’i bashkohen LDK-së në çlirimin final të Republikës nga krimi dhe korrupsioni.

“Sa herë është rrezikuar Republika, atë e ka shpëtuar mobilizimi i qytetarëve”, tha ajo.

HW

Më tej, kandidatja për kryeministre potencoi se beteja jonë është mes duarve të punës dhe duarve të krimit. Prandaj, qytetarët e Hajvalisë nuk duhet të lejojnë që t’u merret vota e cila pastaj do t’u tjetërsohet dhe t’u bartet diku tjetër.

“Askush nuk mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra”, tha Osmani, duke shtuar se ekziston vetëm një parti së cilës nuk i është mbyllur kurrë dera e miqve, e ajo është LDK-ja.

“Besimin tuaj nuk do ta tjetërsoj kurrë, nuk do ta dërgoj aty ku nuk duhet. Nuk e kam bërë kurrë. Qytetari është dëshmitari im”, tha ajo në fund. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.