FIDANISHTJA

Osmani: Aleanca me SHBA-në, BE-në dhe partneriteti me NATO-n janë në ADN-në e shtetësisë sonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, iu drejtua studentëve dhe profesorëve të universitetit “Eotvos Lorand” për të folur mbi prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, duke përfshirë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Në fjalimin e saj, presidentja Osmani theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj integrimit euroatlantik. Ajo theksoi se Kosova është e vendosur të bëhet pjesë e plotë e familjes së shteteve euroatlantike dhe se aleanca me SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe partneriteti me aleatët e NATO-s përbëjnë shtylla të qëndrueshmërisë rajonale dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e hapësirës euroatlantike.

Në një nga universitetet më prestigjioze të Evropës Qendrore, Presidentja Osmani u ndal te roli i arsimit si urë lidhëse mes kombeve dhe si themel për bashkëpunim afatgjatë. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen që studentët nga Kosova kanë marrë ndër vite nga Universiteti Eotvos Lorand dhe nga institucionet hungareze.

FITORJA

Duke vënë në pah dimensionin historik të marrëdhënieve shqiptaro-hungareze, Presidentja solli në vëmendje kontributin e dy figurave emblemë – Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janos Hunyadi:

“Në shekullin XV, shqiptarët dhe hungarezët qëndruan krah për krah për mbrojtjen e qytetërimit evropian. Ishte një aleancë mbi vlera shpirtërore, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta si liria, identiteti dhe dinjiteti. Sot, në një Evropë që po ndryshon, ky trashëgim frymëzues na udhëzon për të ndërtuar partneritete që reflektojnë vizionin e përbashkët për një të ardhme paqësore dhe të bashkuar”, tha Osmani.

Osmani theksoi gjithashtu se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë kanë potencial të madh për t’u thelluar në fusha si energjia e ripërtrishtme, turizmi, teknologjia dhe arsimi, duke nënvizuar se përparimi i qëndrueshëm ndërtohet mbi investimin në rini dhe në krijimin e urave të mirëkuptimit ndërkulturor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.