Hidromorava

Osmani: 25 vjet më parë aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate, kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25-vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Osmani ka thënë se 24 marsi i vitit 1999 ishte ditë të shpresës së madhe për Kosovën, duke përkujtuar nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet policore e ushtarake në ish-Jugosllavi.“Për herë të parë, aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga regjimi i atëhershëm gjenocodal i Millosheviqit, dhe së bashku me shumë e shumë shtete të tjera partnere arritëm që Kosova më në fund të bëhet e lirë”.

Ajo i ka bërë këto deklarata pasi ka kryer homazhe te memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, i cili gjendet te Sheshi “Nëna Terezë” në Prishtinë, së bashku me ambasadorë të vendeve perëndimore në Kosovë.“Kjo ditë e shpresës së madhe është shndërruar në një partneritet të palëkundur ndërmjet Kosovës dhe botës demokratike, aleanca që edhe sot vazhdojnë”.

Uji Dea

Presidentja Osmani falënderoi secilin nga ushtarët e NATO-së, dhe të gjithë liderët të shteteve demokratike që nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve të popullit të Kosovës.

“Dua edhe njëherë, në emër të popullit të Kosovës, këtij populli që ishte në rrezik nga shfarosja në vitin 1999, t’i falënderoj nga zemra prapa secilin nga ushtarët e NATO-s, të cilët rrezikuan jetën e tyre, në mënyrë që ta shpëtojnë tonën; t’i falënderoj të gjithë liderët e shteteve demokratike që nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve të popullit të Kosovës. Por na dolën Zot, na erdhën në shpëtim, dhe edhe sot qëndrojnë pranë nesh, përderisa ne punojmë bashkërisht që Kosova e sotme, të jetë Kosovë që i bën jo vetëm qytetarët e saj, por edhe miqtë e saj të mburren me sukseset në zhvillimin e demokracisë, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe në fuqizimin e subjektivitetit kombëtar të Kosovës”, ka theksuar Osmani.

“Kosova besoj shumë shpejt do të ulet në NATO, përkrah miqve të cilët na qëndruan pranë në momentet me të vështira, dhe do ta kthejë këtë borxh, duke ndihmuar në vende të tjera, si po ndihmon edhe sot, duke shërbyer krah për krah me ushtrinë amerikane, angleze dhe ushtritë e tjera, dhe duke kontribuar në paqe dhe stabilitet në vende të tjera të botës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.