ARKATANA

Osmani: 1,584 qytetarë ende të zhdukur, regjimi i Vuçiqit po mban peng të vërtetën mbi varrezat masive

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar plagën e hapur që vendi vazhdon të bartë edhe pas më shumë se dy dekadash nga lufta.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se 1,584 qytetarë të Kosovës ende konsiderohen të zhdukur, ndërsa pas çdo numri qëndron një jetë e ndërprerë dhe një familje që ende pret drejtësi për më të dashurit e saj.

“Varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe krimit të përsëritur nga regjimi gjenocidal serb, si dhe kujtesë e përditshme se drejtësia nuk është vënë ende në vend. Për sa kohë që mijëra qytetarë tanë mbesin të zhdukur, paqja mbetet e paplotë”, ka shkruar Osmani.

Mobi Casa

Duke e akuzuar Beogradin për fshehjen e së vërtetës, Presidentja ka thënë se “regjimi i Vuçiqit vazhdon të fle mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve”.

Osmani u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të rrisin presionin mbi Serbinë, duke theksuar se vetëm zbardhja e fatit të të zhdukurve dhe vendosja e drejtësisë mund t’u japin familjeve qetësinë e merituar./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.