Uji Dea

Osman Zenel Shemsiu (18.07.1930 – 04.11.2014)

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Për kujtim këtë këngë e nisa – Për atë burrë nga Përlepnica! Për atë burrë Osman Shemsiu – Malli zemrën ma përfshiu !

Le t’ krenohet babë Zeneli –
Që la pas atë burrë themeli !
Le t’ krenohet nënë Zymria –
Që la djalë që njeh Shqipëria !

Në atë odë t’ babës Zenel –
Kuvend burrash me themel ;
Mori mësimet atdhetare ,
T’ rezistencës sonë kombëtare !

Veprimtar i çështjes shqiptare ,
Patriot , emblemë atdhetare !…
Me pjesëmarrje n’ demonstrata ,
Seç frymëzoi shumë gjenerata !

Kur donte me t’ përshëndetë –
Ngrehte grushtin lartë përpjetë :
“Ju ngjatë jeta , o ju rini –
Rrënoftë e qoftë Nana Shqipni !”

-T’ jem t’ gjithë grusht , t’ kem unitet ,
T’ gjithë shqiptarët t’ a kem një shtet !
T’ lidhim besën t’ fortë si gurë ,
T’ gjithë shqiptarët t’ kem një flamur !

Sa herë rrugët na janë errësuar –
Shpirti i tij na i ka ndriçuar !
N’ çdo dëshpërim e n’ çdo pengesa –
Shpirti i tij na jepte shpresa !

Ideologjia e tij e vetmuar –
Në shpirt ishte i preokupuar ,
Atdheu i lirë dhe i përparuar ,
I gjithë kombi i bashkuar !

Na u largove prej kësaj bote –
Mungon mendimi e fjala jote !
Me kujtimet që kem për ty –
Rrojmë të pasur n’ krenari !

ARKATANA

Të mbajmë n’ zemër si veprimtar ,
Me shpirt t’ madh si atdhetar ,
Zemërgjerë , humanitarë –
Gjithmonë me ty jem krenarë !

Bacë Osmanin e kem dashur ,
Me te jemi ma të pasur !
Bashkë me te këtu kem jetua ,
E kem njohtë , e kem dëgjua !…

Me te u rritëm , u krenuam ,
Gjithçka n’ jetë prej tij mësuam !
Atdhedashësi i vërtetë –
Na udhëzoi në rrugë të drejtë !

Prehu i qetë , Baca Osman –
Në dheun e fshatit tan !
N’ Përlepnicën tonë krenare –
Ke shumë vëllezër t’ bindjeve kombëtare !

Dhe n’ amshim t’ fortë e ke krahun –
Pranë vëllezërve e ke Zijahun !
Këtë idol t’ çështjes kombëtare –
Kurrë nga zemra s’e ke nda fare !

Në amshim t`i do t’ pushosh ,
Por me ne do të jetosh !
Gjurmë t’ pa shlyera , n’ rrugë t’ vërtetës –
Na i ke mësua hapat e jetës !

Ato gjurmë do të jetojnë –
Deri sa ne do të jetojmë !
Prej teje gjithë çka kem mësua –
T’ gjitha kem për t’i jetësua !

Gjilan, më 06.11.2014. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.