Mobi Casa

Osman S. Ramushi ishte njeri i drejtë, dhe ekspeditiv

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Njeriu është frymori më e shenjtë dhe më i vlefshëm në jetë. S’ka me njeriun! Ai është qenia e parë që e drejton jetën, botën… Pa njeriun, jeta s’ka shije e as kuptim. Kudo që vepron njeriu, ai e ka biografinë e tij. Kur një dijetar e pyesin se çka kërkon me fanar, ai u është përgjigjur: “Po e kërkoj NJERIUN”! Pse jo? Njeriu është madhor në botë. Njeriun, vepra e bën të pavdekshëm. Sepse, ai shkon, e vepra e tij jeton. E, Osman Ramushi, profesor, i ardhur nga Llashtica, por tash jeton në Bursa të Turqisë. Ai ka një histori të hidhur, por krenare.

Ai i takon një kohe (jo) të largët. Kur Osman Ramushi është shpërngulur nga Kosova, ishte kohë e vuajtjes dhe e dhimbjes. Populli jetonte me droe e ethe jete. Pushteti barbar serb i asaj kohe bëri plane perfide për ta larguar popullatën shqiptare nga vatrat e tyre stërgjyshore. Ishte popull i pambrojtur e i ndaluar, si shton R. Qosja. Ai (populli), duke parë papërspektivën e tij, u detyrua të shpërngulet larg e më larg… atje në shkretëtirat e Anadollit të Turqisë.

Ishin këto kohëra të dhimbshme të vitit 1954 e pak më vonë. Rrethanat e egra të regjimit okupues serb, e detyruan popullatën shqiptare ta lëshojë atdheun e të parëve e të gjendet diku në vendet e shkreta të Anadollisë, vetëm e vetëm të shpëtojë nga më e keqja. Shumë familje nga Llashtica, por edhe nga mese tjera të Kosovës, janë shpërngulur në Turqi. Njëri që është ndarë kaherë nga Kosova, është intelektuali i kësaj ane, Osman Ramushi, profesor i gjeografisë në Gjimnazin e Gjilanit.

Siç dihet, për njerëzit që ishin jo të dëgjueshëm për regjimin e asaj kohe, u bënin “skenar” për tu shpërngulet sa më shpejt nga Kosova. Osman S. Ramushi ishte atë kohë një figurë e dalluar e arsimit shqip. Ishte njeri i respektuar jo vetëm nga kolegët, por edhe nga shkollarët e rinj. Ishte i urtë, pedagog i merituar dhe shumë ekspeditiv. Kur filloi të punojë si profesor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, puna e tij çmohej dhe respektohej shumë nga kolegët dhe nga shkollarët e rinj të kësaj vatre të dijes.

Ai i gëzohej jetës e punës me ditar në dorë. Ishte i ri dhe entuziast në punë. E deshi pa masë gjeografinë. Kur e filloi punën në Gjimnazin e Gjilanit, aty në vitet 1969/70, kolegët ia patën lakmi për punën që bënte me përkushtim e zell, por e çmonin edhe “pasqyrën” tij prej atdhetari përparimtar. Siç dihet, të tjerët nuk e çmonin për të mirë Osman Ramushin. E shihnin krejt ndryshe nga kolegët e tij shqiptarë. Flitej se si ta largonin nga procesi mësimor. Ia krijuan “skenarin”që ai para kohe të bëhet ushtar i Titos.

Skenarët e tillë krijuan vetëm për shqiptarët. Në një kohë, të rinjtë shqiptarë shkonin ushtar, pas një kohe, ktheheshin nëpër arkivole të mbyllura e të salduara. Ishin këto “skena” tronditëse dhe shqetësuese. Osmani punonte dhe rrinte në heshtje. Asnjë fjalë nuk e fliste. Përgjonte. E kaloi një kohë duke punuar me ditar në dorë, por gjithnjë i shkonte mendja se do ti ndodhë ndonjë të papritur tek ai. Ai ishte i lindur më 1943 në Gjilan.

Shkollën fillore, katër klasat, i kreu në fshatin Llashticë, ndërsa katër klasa të tjera, të fillores, i përfundoi në Zhegër në vitin 1958. Shkollën e Mesme Ekonomike “Dragi Popoviq” e kreu në vitin 1962 në Gjilan. Fakultetin Filozofik – dega e Gjeografisë, e kreu në Prishtinë në vitin 1966. Nga viti 1966 e deri në vitin 1970 punoi si profesor i Gjeografisë në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Eco Higjiena

Në vitin 1970, O. S. Rumushi shpërngulet për në Turqi. Tani jeton në qytetin Bursa të Turqisë. Është njëri nga shumë shqiptarët e suksesshëm që jeton në Bursa. Është Fabrikant i Tekstilit që ka firmën e njohur me emrin “Drita”. Ky njeri nuk i harroi shokët e asaj kohe të punës në Gjimnazin e Gjilanit, si: Haxhi Vokshi, tash i ndjerë, Ruzhdi Ushakun, Ferat Rexhepin, Qazim Selimin e disa të tjerë. Islam Osmani, profesor gjilanas, ditë më parë u gjend në Bursa të Turqisë.

Ai e vizitoi këtë vend për të mbledhur shënime lidhur me imamët e komunës së Gjilanit, për të cilët do ta botojë një libër monografik të kësaj natyre. Me këtë rast, ai takohet me ish kujdestarin e tij, Osman Ramushin, profesor i gjeografisë. Ky ishte takimi nxënës- profesor pas 44 vjetësh. Ishte takim nostalgjik e prekës. “Po, tha I. Osmani, – unë e takova kujdestarin tim, i cili e pati vështirë t’më njoh se kam qenë shkollar i tij. Ai më afroi qëndrim disa ditësh në shtëpinë e tij. I jam mirë njohës. Unë nuk e kisha harruar kujdestarin tim. Kur u njoftuam, te dyve na rrodhën lotët për faqeve. Ishin lotë përmallimi. Dhe, nuk i besoja vetës se takoj kujdestarin tim, Osman Ramushi nga Llashtica.

Nga ai i morra disa shënime dhe një foto. Profesor O. Ramushi kishte ndërruar “pak” gjendjen. Si atë kohë, edhe tash, na dukej se kishte qëndrim dhe fliste me admirim për shkollën, kolegët e tij dhe për shkollarët e gjimnazit. “Po, tha Osmani, profesor, – ika nga vendlindja si tinëz nga vendi im, për faktin se ishin të tilla rrethana të krijuara nga shovinizmi serb. E kuptova se më kërkonin të shkoj ushtar. Por, i ika këtij “skenari” fat-kob”.

Tash Osman Ramushit jeton me familjen e tij në Bursa të Turqisë. Si sot i kujtohen ato ditë të vështira të jetës nën thundrrën e okupuesit serb. Me kohë ishte betuar se nuk do ti shërbejë ushtrisë së Titos. Një ditë, përpara të largohet nga Kosova, i vijnë lajme se do ta “kidnapojnë” për ta përcjellur në shërbimin ushtarak.

Ai, disa ditë e lëshon Kosovën dhe gjendet në Bursa të Turqisë. Kur dy zyrtarë shkojnë për ta marrë Osmanin, derën e tij e gjejnë të mbyllur. Fqinjtë e Osman Ramushit u tregojnë se ai është emigruar në Turqi. (Këto shënime dhe foton ia dorëzoi autorit të këtij shkrimi për të gjetur vend në monografinë e ribotuar të Gjimnazit të Gjilanit).

Autori i shkrimit u gjend në Shtypshkronjën Pika 5/A, pronar Adnan Sllamniku, gjilanas. Duke bërë fjalë për Osman Ramushin, përnjëherë Adnani ktheu kokën dhe na pyeti: “Kush është ky njeri? A është e mundur të jetë Osman Ramushit, ish profesori im i Gjimnazit?!” Kur e pa foton e tij, ai përnjëherë u zbraps pas dhe la makinën (presën) e letrës dhe u ulë afër nesh. “O Zot, ky na ishte profesori ynë i gjeografisë. Ai ka qenë një figurë e madhe dhe e dalluar e arsimit shqip. Profesori Osman ka qenë njeri i drejtë, punëtor dhe tip sportiv. Ai tek unë ka zënë vend dhe nuk hiqet asnjëherë nga mendja. Pse po e them këtë? E para, se: profesor Osmani, ishte i saktë dhe ekspeditiv në punë. Ishte një tip sportiv, që edhe sot më rri si hije ardhja e tij e shpejt në orë mësimi. Ishte përherë i saktë. Ne mendonin se po na mungon dhe e ndjenim mungesën e tij, se ai kur vinte përherë në orë mësimi, i pritte minutat e fundit. Por, përnjëherë e shihnim larg, larg te hyrja e oborrit të shkollës, i cili vinte si tip sportiv dhe, te dera e klasës gjendej fiks një minutë pa ra zilja.

Ai ka qenë autoritativ jo vetëm te kolegët e tij të shkollës, por autoritativ edhe te shkollarët. I përvetësonte shkollarët me atë qëndrim të drejtë dhe plot dije nga lënda e gjeografisë. I urrente papunëtorët. Një ditë, të atyre viteve, kur dëgjuam se ai kishte ikur nga vendlindja për në Turqi, ne, nxënësit e tij, si një, filluam të qajmë me ngashërim për mungesën e tij”. Por, çka ngjau? Adnani, ish nxënës i Osman Ramushit filloi të qaj, ku lotët për profesorin e tij i shkuan fytyrës zvarr. Tha, e kemi dashur fort, fort dhe ai na ishte një figurë e madhe e arsimit shqip. Ai kurrë nuk harrohet nga shkollarët e Gjimnazit të Gjilanit, Nuk e harroj as unë që e ka adhuruar shumë si profesor e si njeri, shtoi A. Sllamniku, gjilanas./ tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.