UBT

Osman Ibrahimaj, vullnetari i mëngjesit sot i mbush 80 vite

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – I njohur si vullnetari i mëngjesit Osman Ibrahimaj edhe pse sot i ka mbushur 80 vite, ai vazhdon të mbetet aktiv në jetën e tij sportive. Eci shumë, dal në natyrë shumë dhe jetojë e punojë çdo ditë pa u ndalur thotë Osman Ibrahimaj.

Osman Ibrahimaj edhe pse ka mbushur 80 vite, vazhdon të jetë aktiv dhe i palodhur në jetën e tij të përditshme. “Pika e ime më e preferuar janë malet dhe pishat e Stanishorit. Atje dal dhe eci, vrapoj ngapak, bëjë ushtrime të rregullta dhe pastaj vazhdoj jetën në qytet” shprehet Osman Ibrahimaj.

Uji Dea

Osmani nuk është i vetëm pasiqë ai ka ndikuar tek shumë qytetar që t`i bashkohen radhës së tij për të bërë ushtrime. “Unë kam ndikuar tek shumë miq e qytetar që as i kam njohur. Vijnë dhe na bashkëngjiten dhe ushtrimet i bëjmë në mënyrë të organizuar e të rregullt” tha Ibrahimaj.

Por Osman Ibrahimaj ka edhe një veti tjetër interesante për moshën që ka.”Kur shoh mbeturina rrugëve ose ashtu të grumbulluara, organizohemi shoqëria dhe i pastrojmë. Kam dëshirë që Gjilani të duket qytet i pastër dhe me hapësira të shumta gjelbërimi” shprehet ai./rajonipress/