Fundamenti

OSHP mbanë peng 2.4 milion euro të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Salih Kqiku nga drejtoria e financave në Gjilan tha për rajonipress se OSHP po i mbanë peng 2.4 milion euro, mjete këto dedikuara për projektet në infrastrukturën e Gjilanit.

Edhe pse janë fituar si projekte në infrastrukturën e Gjilanit, rreth 2.4 milion euro vazhdojnë të mbesin të bllokuara në autoritetin e OSHP-së, e cila në mungesë të anëtarëve të Bordit po e zvarrit edhe këtë investim shumë kapital për Gjilanin.

Salih Kqiku nga drejtoria e financave tha për rajonipress se realisht OSHP po i mbanë peng këto mjete dedikuar infrastrukturës së Gjilanit. “OSHP ende s`ka vendosur sipas ankesave që kanë bërë kompanitë tenderuese dhe kjo po na pengon shumë edhe në punë, edhe në realizimin e projekteve, por edhe në vet zhvillimin e Gjilanit” tha Kqiku.

FIDANISHTJA

Kqiku tha se sikur të ishin të kryera këto mjete qysh tani do të ishte filluar me realizimin dhe planifikimin e shumë rrugëve në fshat e qytet.

Kurse Fadil Osmani nga zyra e projekteve tha se ankesat në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik(OSHP) dhe neglizhenca e saj kanë bërë që 2.4 milion euro të mbeten të bllokuara.

Sipas Osmanit këto mjete gjysma janë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe gjysma të Komunës së Gjilanit dhe janë të parapara për asfaltimin e 30 km rrugë në fshatra e qytet. “Ne i kemi propozuar KRPP që të ritenderoj sërish këtë tender sepse nuk ka zgjidhje tjetër, meqë OSHP realisht është joprofesionale” tha Osmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.