UBT

OSHP-ja nuk do t’i shqyrtojë fare 255 ankesa

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjatë kësaj jave OSHOP-ja pritet të lëshojë një konkluzion të vetëm për 225 ankesat që janë deponuar nga data 1 gusht e vitit të kaluar deri më 13 shkurt të vitit 2014. Vonesat në emërimin e anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit do të jenë të pariparueshme – shkruan Koha Ditore.

Bordi i ri i OSHP-së nuk do t’i shqyrtojë ankesat e deponuara para datës 14 shkurt, sepse kanë skaduar të gjitha afatet ligjore.

Janë 255 tenderë që do të procedohen pa u shqyrtuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, që ka si mision shqyrtimin e ankesave të operatorëve ekonomikë për procesin e prokurimeve.

Mobi Casa

Ky organ ka qenë jofunksional që nga 1 gushti i vitit 2013 e deri më datën 20 mars, kur Kuvendi kishte votuar përbërjen e re të Bordit të këtij institucioni. Që nga ajo kohë janë deponuar 279 ankesa nga operatorët ekonomikë, të cilët dyshojnë se autoritetet kontraktuese kanë bërë shkelje ligjore.

Tani, vetëm 24 ankesa nga 279 sa janë deponuar mbesin valide dhe si të tilla mund t’i shqyrtojë Bordi i OSHP-së.