FIDANISHTJA

Ose PDK-ja, ose ne, jo zgjedhje të jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lutfi Haziri nga LDK thotë se subjekti i tij politik në asnjë moment nuk është për qeveri gjithëpërfshirëse, ose për zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Ose do të jetë një qeveri nga e partia e cila është sot, ose qeveri nga kolacioni opozitar, zgjedhjet nuk janë alternativë për vendin”, ka thënë Haziri në Info Magazinë të KlanKosovës.

Sipas tij, marrëveshja e ‘zarfit “ të famshëm në rastin e Presidentes, ishte përvojë e keqe, prandaj ai thotë se nuk ka tendenca të tilla të përseriten as nga Brukseli e as nga Washingtoni.

I pyetur se pse LDK-ja është treguar zemërgjerë, duke i dhënë liderit të AAK-së nominimin për kryeministër, Haziri thotë se nuk ka pasur zgjidhje tjetër, duke shtuar se partia e tij njihet për tolerancë kur bëhet fjalë për vendin.

Fundamenti

Haziri ka mohuar se ka pakënaqësi në LDK, sa i përket koalcionit opozitar. Ai thotë se ka mendime të ndryshme, mirëpo sipas tij, në këto momente zgjidhja më e mirë për Kosovën është që Ramush Haradinaj të jetë kryeminstër.

“Kemi përvojë me qeverisjen Haradinaj, edhepse ka qenë e shkurt. E kemi përvojën me AAK-në, edhe me PDK-në. LDK-ja i ka kaluar krejt këto dhe qeverisja e përkohshme do të ndikojë zgjedhjen e shumë problemeve në vend dhe zgjidhja më e mirë është sot për Kosovën, Ramush Haradinaj për kryeminstër, si opsion I dytë, pasiqë opsioni i parë do të ishte Isa Mustafa, mirëpo këto janë mundësitë”, ka thënë Haziri.

Ai ka pranuar se në LDK ka pasur pakënaqësi sa I përket rezultateve të zgjedhjeve, duke ua hedhur “fajin” disa prej bashkëpratiakëve të tij.
“Ka pëknaqësi sa i përket rezultatit të zgjedhjeve pasi disa kolegë të mij, nuk e kanë treguar fuqinë e tyre politike”, është shprehur Haziri./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.