FIDANISHTJA

OSBE u bënë thirrje institucioneve që të garantojnë liri të shprehjes dhe të medieve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jean-Claude Schlumberger, thotë se mediat e papenguara dhe profesionale janë qenësore për zhvillim demokratik të Kosovës.

Në një komunikatë dërguar medieve Schlumberger me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, u bënë thirrje institucioneve që të garantojnë liri të shprehjes dhe liri të mediave, si dhe të sigurojnë një ambient më të sigurt pune për gazetarët që të informojnë publikun me kohë dhe në mënyrë objektive.

“Përkundër përparimit në adresimin e disa rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve, mediat vazhdojnë të jenë subjekt i ndikimit politik dhe ekonomik, përderisa vazhdon frikësimi dhe kërcënimi ndaj gazetarëve, gjë që edhe më shumë minon lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në Kosovë. Fatkeqësisht, numri i sulmeve, kërcënimeve dhe fushatave denigruese ndaj gazetarëve vazhdon të jetë i madh, me 24 raste të tilla vetëm në vitin 2014, dhe deri në dhjetë raste deri në prill 2015”, citohet të ketë thënë Schlumberger.

Në komunikatën dërguar medieve thuhet se Schlumberger dënon fuqishëm sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, si dhe çdo lloj ndikimi ndaj mediave të pavarura.

“Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë dhe të sigurt, pa ndikime”, thuhet në komunikatë.

Eco Higjiena

Ambasadori Schlumberger përgëzoi Kuvendin e Kosovës për shqyrtimin e performancës dhe financave të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

“Transparenca financiare dhe zgjidhja afatgjate e çështjes së financimit është me rëndësi të madhe për pavarësinë editoriale të transmetuesit publik, dhe i bëj thirrje Kuvendit të Kosovës të vazhdoj të punoj së afërmi me të gjithë hisedarët e RTK-së për të siguruar se RTK-ja punon në mënyrë të pavarur dhe në interes të publikut”, thuhet më tutje në komunikatë.

Ai përgëzoi edhe Komisionin e Pavarur për Media për punën në finalizimin dhe dorëzimin e Strategjisë për kalim në transmetim digjital tokësor te institucionet e Kosovës, si dhe Këshillin e Mediave të Shkruara për ruajtjen e parimeve të gazetarisë profesionale dhe etikës për mediat e shkruara dhe ato online, si dhe për promovim të zhvillimit të mëtutjeshëm të gazetarisë hulumtuese.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Ndihmon në mbrojtjen e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes dhe përkrah zhvillimin e mediave./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.