Fundamenti

OSBE promovon qasjen e barabartë në arsim për nxënësit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në fshatin Pozheran të Vitisë, konkretisht në shkollën fillore të këtij fshati ka përfunduar dje implementimi i projektit “Përkrahja e implementimit të strategjisë për integrimin e komuniteteve RAE .

Ky projekt është financuar nga departamenti për të drejta të njeriut dhe komunitete i OSBE-së. Qëllimi i këtij projekti sipas përfaqësuesve të OSBE-së është përkrahja qasjes së barabartë në arsim për nxënësit nga këto komunitete.

Nga ky projekt kanë përfituar rreth 90 nxënës –shqiptarë dhe nga komuniteti RAE, të katër shkollave të përzgjedhura të rajonit të Gjilanit (Ferizaj, Gjilan, Kamenicë dhe Viti).Në kuadër të këtij projekti, katër shkollat e përzgjedhura kanë formuar ekipet për parandalimin dhe reagimin ndaj braktisjes së shkollës, dhe mos regjistrimit në arsimin e obliguar në përputhje me urdhëresën administrative 19/2012.

Uji Dea

Grupet e formuara kanë organizuar aktivitete jashtë shkollore duke përshirë edhe përgatitjen e ekspozitave me temën” E kaluara dhe e ardhmja”. Në këto aktivitete kanë qenë të përshirë nxënësit me sukses të dobët akademik, rastet potenciale për braktisje të shkollës, rastet problematike dhe ato me sukses të mirë akademik. Sipas OSBE-së këto aktivitete, gjithashtu kishin për qëllim që të prekin edhe çështjen e mungesës së motivimit si dhe aspektet socio-kulturore (përfshirja, socializmi dhe sjellja e nxënësve), të identifikuara si faktorët kryesorë të cilët ndikojnë në vijueshmërinë e nxënësve.

Projekti përfundoi me takim e mbajtur në shkollën fillorë të Pozhoranit, ku kanë marrë pjesë anëtarët e ekipeve të formuar anë katër shkollat fillore të përfshira në projekt, përfaqësuesit e drejtorive të arsimit të komunave përkatëse. Në këtë takim u nxorën rekomandime si inicimi i formimit të këtyre ekipeve në të gjitha shkollat fillore si dhe të vazhdohet me zhvillimin e aktiviteteve të lira më nxënësit që u përkasin këtyre kategorive. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.