Eko Higjiena

OSBE organizon tryezë për forcimin e bashkëpunimit mes Komunës dhe Këshillave të fshatrave

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Zyra rajonale e OSBE-së në Gjilan ka mbajtur sot një tryezë me përfaqësues të Komunës dhe të këshillave të fshatrave, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në mes tyre.

Në ngjarje ka qenë i pranishëm drejtori i ODBE-së, Ulrich Biffar, drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, kryetari i Komisionit komunal për themelimin e këshillave të fshatrave, Avdyl Aliu, Shadije Rexhepi nga organizata joqeveritare ”Agro-Eko”, si dhe kryetarët e dhjetë këshillave të fshatrave.

Drejtori i zyrës rajonale të OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar, tha se qëllimi i kësaj tryeze është që të mbështesin me të gjitha mundësitë e tyre aspektin e funksionimit të këshillave të fshatrave dhe Komunës së Gjilanit.

Uji Dea

Ndërkohë, drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, është shprehur se Komuna është ne fazën e përgatitjes për buxhetin për vitin 2016 dhe se gjatë javës do të punojë me këshillat e fshatrave në mënyrë që të dalë një buxhet më i mirë dhe në interes të qytetarëve.

Përfaqësuesit e këshillave të fshatrave janë shprehur të kënaqur që deri tani është dëgjuar zëri i tyre në prioritetet e investimeve të Komunës nëpër fshatra.

Megjithatë, në këtë tryezë u tha se duhet të avancohet komunikimi dhe informimi mes Komunës dhe këshillave të fshatrave./rajonipress