UBT

OSBE organizon takim për vazhdimin e procesit të zgjedhjes së këshillave të fshatrave dhe lagjeve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Nën organizimin e OSBE-së në Gjilan dhe Komisionit Komunal për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, sot është mbajtur takimi për vazhdimin e procesit të zgjedhjes së këshillave të fshatrave dhe lagjeve si dhe organizimin e zgjedhjeve në ato këshilla ku ka përfunduar mandati i të zgjedhurve.

Kryesuesi i Komisionit, Avdyl Aliu, tha se Gjilani ka 35 këshilla të fshatrave dhe lagjeve, ndërsa në proces të planifikimit është edhe planifikimi i dinamikës së re për organizimin e zgjedhjeve në në fshatrat dhe lagjet e mbetura.

Hidromorava

Ndërsa, anëtari i këtij komisioni, Hevzi Xhelili, ka ofruar bashkëpunimin e plotë duke potencuar që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e gjerë të lokalitetit apo lagjes përmes njoftimeve paraprake se do të organizohen zgjedhje të këshillit.

Përfaqësuesit e OSBE-së kanë konfirmuar mbështetjen profesionale duke potencuar se në të gjitha proceset duhet të ketë transparencë të plotë, përfshirjen e të gjitha komuniteteve në proces dhe organizimin demokratik të zgjedhjeve. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.