ARKATANA

OSBE kërkon përfaqësim etnik dhe gjinor në institucione

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës dhe OSBE i kanë bashkërenduar hapat e veprimit të përbashkët për disa çështje me rëndësi për Kamenicën.

Në takimin e mbajtur në mes nënkryetarit Fatmir Matoshi dhe përfaqësuesve të OSBE-së znj. Irena Spirkovska, Ivan Nikoliq, Besnik Jakupi, Alban Maliqi u diskutua për themelimin e Komitetit Komunal për Siguri në Bashkësi në bazë të Udhëzimit administrativ Nr.27/2012, për të cilin zyrtarët e OSBE dhanë sugjerimet e tyre që përveç përfaqësimit etnik të ketë edhe përfaqësim gjinor.

Po ashtu në bazë të ligjit u vendos që kryetari i komunës të bëjë ftesë publike për komunitetet që të japin propozimet e tyre për anëtarë të komitetit.

Zyrtarët e OSBE kërkuan që Komiteti i ri të jetë më aktiv sesa ai i mëparshmi i cili është takuar shumë rrallë. “Kryetari Begzad Sinani e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm themelimin e komitetit dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm në përgatitjet për themelimin e komitetit dhe kjo do të bëhet në seancën e radhës të Kuvendit Komunal” ka thënë nënkryetari Matoshi.

FITORJA

Në takim është folur edhe për planin për transparencën e komunës i cili duhet të përgatitet dhe po ashtu të amandamentohet rregullorja për transparencën në bazë të udhëzimit të ri administrative 05/2013.

Zyrtarët e OSBE u interesuan edhe për planin e punës së grupit joformal të grave dhe përshëndetën konsolidimin e këtij grupi i cili javën e kaluar zgjodhi kryetaren e re dhe bordin drejtues.

Funksionalizimi i Këshillit Rinor për Veprim Lokal ishte tema tjetër e diskutuar në këtë takim për të cilin Nenkryetari Matoshi u akordua që KVRL pasi të funksionalizohet të ketë mbështetjen e komunës në projektet e saj.

Nënkryetari Matoshi, ka falënderuar në emër te kryetarit të Komunës ekipin e OSBE-së për mbështetjen që po i jep komunës së Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.