GRANDEMALL

OSBE-ja përkrah bashkëpunimin e autoriteteve komunale me këshillat e fshatrave

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama në bashkëpunim me Ekipin komunal të OSBE-së në Viti dhe me koordinatorin komunal për bashkëpunim me fshatrat e kësaj komune Tahir Lubishtani kanë zhvilluar dje një diskutim me kryetarët e fshatrave rreth përfundimit të përgatitjes së buxhetit 2015 si për përfshirjen e banorëve në këtë proces.

Gjatë këtij takimi Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama foli rreth procesit të përgatitjes që kanë bërë institucionet Komunale të Vitisë lidhur me planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2015.

Mobi Casa

Ai theksoi se Institucionet Komunale të Vitisë kanë qenë të përkushtuara që ky planifikim të bëhet në bashkëpunim me banorët e kësaj komune duke theksuar se për këtë janë mbajtur 14 diskutime publike buxhetore e ndër to është mbajtur edhe një diskutim publik me grupin e grave, personat me nevoja të veçanta si dhe me komunitetin jo–shumicë.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes të autoriteteve komunale dhe këshillave të fshatrave. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.