OSBE-ja organizon punëtori me grupin e grave të Kamenicës
Kamenicë – Ekipi komunal i OSBE-së, ka organizuar një punëtori në kuadër të projektit të OSBE-së për pjesëmarrjen gjinore dhe fuqizimin e grave në komunën e Kamenicës.
Gjatë kësaj punëtorie u shfaq edhe dokumentari me titull “Ata e bën atë të ndodhë! Edhe ju mund ta bëni! “.
Të pranishëm në këtë punëtori ishin 46 pjesëmarrës, duke përfshirë zyrtarë komunal, anëtare të grupit të grave, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të mediave lokale nga komuna e Kamenicës.
Diskutimet u përqendruan në nevojën për të zhvilluar, hartuar dhe zbatuar planin e veprimit për barazi gjinore, financimin e aktiviteteve gjinore dhe mjetet për përfshirjen e mëtejshme të grave në procesin e vendim-marrjes.
Si rezultat i punëtorisë, u bë një listë e rekomandimeve të hartuara në mënyrë për të adresuar çështjet e identifikuara nga gjithë pjesëmarrësit e cila do t’i dorëzohet organeve kompetente komunale./rajonipress/


