OSBE-ja në Kamenicë mbështet kapacitetet e zyrtarëve ligjor komunal

Gjilan – Ekipi komunal i OSBE-së në Kamenicë, në bashkëpunim me zyrën ligjore organizoi një punëtori në të cilin e mbështeti zhvillimin e kapaciteteve të zyrtareve ligjor në komunë për hartimin e akteve komunale si lehtës trajnimi mbi hartimin e akteve komunale për këta zyrtarë.
Në këtë punëtori të pranishëm ishin mbi 25 pjesëmarrës, duke përfshirë zyrtarët komunal ligjor, ekipi komunal i OSBE-së, zyra komunale ligjore, dhe zyra e informimit dhe përfaqësues profesional të shërbimit të kuvendit.
Trajnimi u bashkë-organizua dhe bashkë-moderua në bashkëpunim me përfaqësuesit komunal të zyrës ligjore Avni Hoda i cili performoi një ekspertizë ligjore për hartimin dhe ndryshimin e akteve komunale.
Aktiviteti ishte përqendruar për të inkurajuar më tej juristët e drejtorive komunale që të marrin pjesë në procesin e hartimit të akteve komunale, si dhe mundësoi që të marrin njohuri mbi aktet komunale në përgjithësi , si dhe në veçanti ato të autorizuara.
Përmes diskutimeve të konsolidojnë njohuritë e tyre në hartimin e akteve komunale. Në diskutime kontribuon, Vebi Klaiqi, Sevdai Morina, Naziktere Spahiu dhe të tjerë.
Kjo punëtori i ka ndihmuar zyrtarët juridik në drejtorit komunale për të kuptuar më thellë detyrat e tyre kryesore dhe obligimet në drejtoritë përkatëse, komunë, si dhe për të kryer detyrat dhe obligimet që dalin nga nevojat e drejtorive, duke përfshirë nismat për hartimin e akteve komunale, harmonizimin e tyre, etj.
Aktiviteti përfundoi me rekomandime, harmonizimin e rregulloreve komunale me ligjet e aplikueshme, të përmirësohet koordinimi në mes të zyrtarëve të drejtorive ligjore, Zyra Ligjore dhe drejtorët, dhe të krijojë një komision të përhershëm komunal për hartimin e akteve komunale.
Përf und Avni Hoda shefi i zyrës ligjore në emër të pjesëmarrësve e falënderoi OSBE-në , për organizimin e punëtorisë e tillë dhe ndihmën e vazhdueshme që i ofron komunës në përgjithësi./rajonipress/