OSBE-ja mbështet planifikimin strategjik të grupit të grave në komunën e Novobërdës
Gjilan – Ekipi Komunal i OSBE-së, ka organizuar punëtori për grupin e grave të komunës së Novobërdës me qëllim të forcimit të kapaciteteve të tyre në planifikimin strategjik.
Rrjetëzim, dhe avokim për barazi gjinore, duke rritur dukshmërinë e tyre në komunë, dhe forcimin e bashkëpunimit të tyre me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL)-në dhe me Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC)-ve.
Çështjet e diskutuara përfshinin rritjen e pjesëmarrjes së grave në procesin e vendimmarrjes, rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me të drejtat e tyre dhe nevojën për të sfiduar stereotipet dhe rolet tradicionale.
Rezultati i punëtorisë ishte një plan gjithëpërfshirës i veprimit për vitin 2017, duke u përqendruar në pesë fusha kryesore: zhvillimin ekonomik të grave, përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të grave, edukimin e grave, luftimin e dhunës në baza gjinore, dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë. Plani i Veprimit parashikon aktivitete të përbashkëta me KVRL-në dhe OSHC-të./rajonipress/


