ARKATANA

OSBE improvizon një situatë të ndezjes së zjarrit në objekt, zjarrfikësit i përgjigjen në mënyrë profesionale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Për të testuar sistemin e alarmit në objektin e ri në rast të ndonjë rreziku të ndezjes, Zyra Rajonale e OSBE-së ka improvizuar sot një situatë të tillë dhe Njësia profesionale e zjarrfikjes dhe shpëtimit ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke evakuuar personat që ndodheshin në këtë objekt, përfshirë edhe drejtorin Ulrich Biffar.

Drejtori i Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar, tha se ky aksion është ndërmarrë për të parë se a janë kushtet, përgatitjet dhe pajisjet njëjta në ndërtesën e re në raste emergjente.

“Pas transferimit nga ndërtesa e vjetër, qëllimi im ka qenë të shohim se a i kemi kushtet e njëjta, përgatitjet e njëjta dhe pajisjet njëjta në ndërtesën e re. Quhet ushtrimi i tri dritave të kaltëra: policia, zjarrëfikësit dhe ndihma e shpejt. Siç e pamë, gjërat teknike shkuan shumë mirë. Nuk ka dyshim që ky nuk është një skenar i vërtetë sepse në situata të vërteta kemi njerëz që janë në panik, që lëndohen, qajnë etj, por qëllimi ka qenë se a jemi të përgatitur teknikisht për këtë”, u shpreh Biffar.

ARKATANA

Ndërkaq, komandanti i Njësisë profesionale të zjarrëfikjes dhe shpëtimit në Gjilan, Shaip Ismaili, është shprehur se janë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve në çdo kohë, kurdo që kërkohet ndihmë në fikjen e zjarreve.

“Njësia profesionale e zjarrëfikjes dhe shpëtimit në Gjilan ka një bashkëpunim me OSBE-në në Gjilan në mënyrë të vazhdueshme. Paraprakisht jemi njoftuar me të gjitha rrethanat sepse sistemi i alarmit është i vendosur në OSBE dhe përmes linjës telefonike e njofton direkt njësinë tonë dhe ne veprojmë menjëherë. Në këtë rast, kemi vepruar ashtu sipas skenarit që e ka përgatitë OSBE dhe konsiderojmë se gjithçka ka shkuar në rregull”, tha Ismaili.

Këtë situatë të improvizuar e ka përcjellë nga afër edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu dhe zyrtarët komunalë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.