Eko Higjiena

OSBE dhe Ambasada Norvegjeze mbështesin Kamenicën me projekte konkrete

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Katër projekte të vogla do të implementohen këtë vit nga OSBE përmes fondeve të Ambasadës Norvegjeze në Komunën e Kamenicës. Vendosja e kamerave në Gjimnazin “Ismail Qemali”, vendosja e kamerave në shkollën “Fan S.Noli”, ndriçimi publik në qytet në lagjet “Malësia” e “Çamëria” dhe ndriçimi publik në Karaqevë të epërme, janë projektet që janë përzgjedhur nga OSBE për financim.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka thënë se është një ditë e bukur kjo për Kamenicën dhe një rezultat i mirë i arritur nga stafi i KLSP-ve në tre sektorët, policisë së Kosovës, Komunës dhe stafit të OSBE-së, Departamenti për Rend dhe Siguri Publike – sektori për zhvillim të sigurisë, zyrtaren e lartë zonjën Tinatin Bezhanishvilli dhe koordinatorin e projekteve Ruzhdi Korqa. “Këto projekte janë për të mirën e komuniteteve dhe komuna u është mirënjohëse OSBE-së, Ambasadës Norvegjeze dhe Ambasadorit Jan Braathu.

Mobi Casa

Komisioni përzgjedhës ka vendosur që në Kamenicë të vijnë katër projekte, ndërsa ne do të vazhdojmë edhe më tutje të bashkëpunojmë me të gjitha organizatat që kanë vullnetin ta përkrahin komunën tonë.

Kryetari Begzad Sinani dhe gjithë stafi i jemi përkushtuar ngritjes së imixhit të komunës dhe rritjes së besueshmërisë ndaj institucioneve si nga qytetarët e të gjitha komuniteteve ashtu edhe nga institucionet qendrore dhe ato ndërkombëtare” tha nënkryetari Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.