Uji Dea

‘Osama Bin Laden ka vdekur para pesë vjetësh’

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-agjenti i CIA-s, Berkan Yashar, ka deklaruar se lideri i rrjetit terrorist Al Qaeda, Osama Bin Laden, nuk është vrarë nga trupat amerikane, por ka shkuar në botën e përjetshme pesë vjetë më parë, nga vdekja natyrore.

Yashar, i cili njëherësh eshtë edhe politikan i Turqisë, ka thënë se ka dëshmi që bin Laden të ketë ndrruar jetë më 26 qershor të vitit 2006, dhe jo më 2 maj të vitit 2011, ku sipas Shteteve të Bashkuara, trupat amerikane e vranë gjatë një aksioni ushtarak në Abbottabad të Pakistanit.

“Në vitin 1992, derisa po qëndroja në Çeçeni, për herë të poarë kam njohur njeriun me emrin Osama bin Laden. Është mbajtur një takim në një ndërtesë dykatëshe në Grozni. Në këtë ndërtesë, në njërin kat ka jetuar edhe familja e presidentit të atëherëshem të Gruzisë, i cili asokohe ishte larguar nga shteti, ndërsa në katin tjetër jetonte Osama”, ka thënë Yashar, raporton Indeks.hr

Ish-agjenti i CIA-s thotë se i ka njohur shumë mirë tre nga truprojat e drejtuesit të Al Qaedas. Ai thotë t’i kenë thënë truprojat se e kanë ruajtur shefin e tyre deri në ditën e vdekjes natyrore, më 26 qershor 2006.

Eco Higjiena

“Edhe pse e gjithë bota beson se bin Laden është vrarë vitin e kaluar, unë këtë nuk mund ta besoj. I kam njohur mirë tre truprojat e tij, Sami, Mahmud dhe Ayub, të cilët e kanë ruajtur deri ditën e vdekjes”.

Yashar thotë se tre truprojat e kanë varrosur në bjeshkët pranë kufirit të Afganistanit me Pakistanin. CIA sipas tij, e ka arrestuar njërin nga truprojat e tij, i cili më pas u ka treguar në detaje për vdekjen dhe varrin e bin Ladenit.

“Nuk ka pasur kurrfarë aksioni të trupave amerikane në Abbottabad. Amerikanët e kanë gjetur varrin e bin Ladenit, e kanë marrë trupin e tij për ta verifikuar, ndërsa botës i kanë treguar ‘përrallën’ e madhe për aksionin ushtarak dhe vrasjen e liderit të Al Qaedas”, ka thënë ndër të tjera Yashar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.